KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Piktori turk ekspozitë në Tiranë

Piktori turk ekspozitë në Tiranë

37 punë të piktorit dhe akademikut turk Suleyman Saim Tekcan në Tiranë hapin një Univers të ri për gjithë dashamirësit e artit. Ekspozita e celur në qendrën rinore sjell teknikën e gravures, një pikturë në skulpturë e cila nga mermeri transferohet në letër me një përpikmëri edhe në reliev. Tekcan është një nga lëvruesit më të njohur të kësaj teknike i njohur jo vetëm në Turqi e tashmë publiku shqiptar ka akses të shijoje teknikën dhe motivet aq mbresëlënëse në pikturat e tij ku shtresëzohen qytetërimet përmes kaligrafisë.

Ndërsa motivet ia lënë vendin njëri-tjetrin ka një motiv i cili nuk zhduket nga asnjë prej punëve dhe ai është Kali si filli lidhës i cikleve, kohëve dhe botëve.

Simbolikat e Stambollit, një herë e një kohe Kostandinopoja e Bizantit të Madh bashkëjetojnë në veprat e artistit, por duke gërryer butësisht linjat e ndryshimit të imponuara nga Njeriu dhe nga Koha.