KRYEFAQJA » LAJME » Piloti italian Guidi do të hetohet në gjëndje të lirë
avioni me droge, durres, bie, prokuroria e pergjithshme

Piloti italian Guidi do të hetohet në gjëndje të lirë

Piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili u ndalua të enjten nga policia pasi ishte ulur me një avion të vogël në Ishëm të Durrësit, do të hetohet në gjëndje të lirë. Prokuroria e Krimeve të Rënda po heton Guidin për akuzën e shkeljes së rregullave të trafikut ajror. Mesohet se ai është marrë në pyetje nga prokuroria dhe ka pranuar se ndodhej në Shqiperi për të konstatuar uljen në atë territor. Paralelisht prokurorët kanë kërkuar informacion nga shteti italian për të shkuarën e tij. Mësohet se ai figuron i denuar për korrupsion në Itali.