KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rio 2016, pinpongisti nigerian për herë të 7-të në Olimpiadë
Rio 2016, pinpongisti nigerian për herë të 7-të në Olimpiadë
EPA/BERND THISSEN

Rio 2016, pinpongisti nigerian për herë të 7-të në Olimpiadë

Pingpongisti nigerian, Segun Toriola, pritet të shkruajë historinë e sportit afrikan, pasi do të marrë pjesë për herë të 7-të në Lojërat Olimpike Verore. Ai është afrikani i parë që ka shkuar kaq larg në këtë sport dhe shpreson që të synojë për një medalje, ndonëse e pranon se sfida e kinezëve është e fortë. Tanimë 41 vjeç, ai bëhet afrikani i parë, në të gjitha sportet, që konkurron 7 herë në Olimpiadë. “Në mendjen time nuk më kalon asnjëherë ideja që jam 40 e ca vjeç, pasi gjithmonë mendoj se jam 20 dhe kjo më ka bërë që të stërvitem fort dhe të shkoj kaq para në karrierë”, thotë pingpongisti nigerian që e ka dominuar këtë sport në kontinentin afrikan gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit.