KRYEFAQJA » LAJME » Pistë e re hetimi për vrasjen e Patës

Pistë e re hetimi për vrasjen e Patës

Nelgert Pata u qëllua për vdekje, pak orë para se të conte në fund planin e vrasjes së hasmit të tij. Në automjetin e tij policia dhe prokuroria sekustruan dy armë kallashnikov, si dhe dy bidona me benzinë. E konsideruar si një vrasje me pagesë dhe pa autorë, prokurorët janë të bindur se viktima, objekti i ekzekutimit ishte dekonspiruar për planin e vrasjes , duke mbetur vet viktimë e tij. 34 vjeçari Nilgert Pata, ishte përgatitur për një krim. Arma dhe lënda djegëse e gjendur në bagazhin e automjetit ka çuar prokurorët në një tjetër pistë hetimi e cila lidhet me konfliktet e tij me kontigjent kriminal. Më shumë se 18 persona janë shoqëruar në polici për tu marr në pyetje, mes tyre dëshmitarë okularë por edhe ata që pretendohet se kanë njohje me viktimën. 24 orë pas ngjarjes, prokurorët kanë ndërtura edhe dinamikën e vrasjes. Mësohet se autorët kanë qënë 4 persona. Ata kanë qëlluar brenda mjetit me breshëri ndaj Nilgert Patës, te cilin e kishin patur në vëzhgim prej ditësh. I vetmi person i ndalur pas këtij atentati është Ari Alinani, 39 vjeç, banues në Delvinë. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet për mos kallzim krimi, në dhomën e paraburgimit të spitalit Fier, pasi shtetasi i dyshuar është person i plagosur në ngjarje dhe ndodhet për mjekim në spital.