KRYEFAQJA » LAJME » Pjesmarrje e ulët në zgjedhjet ne Kolonjë
votimi ne kolonje

Pjesmarrje e ulët në zgjedhjet ne Kolonjë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve se procesi i votimit për zgjedhjen e kreut të ri të Bashksë së Kolonjës ka përfunduar në orën 18.00. Sipas KQZ pjesmarrja e zgjedhësve ka qenë 49.6 përqind, nga afro 16700 zgjedhës që ishin ftuar për të marrë pjesë në votime. “KQZ vlerëson se procesi i votimi ka qenë i qetë dhe se në asnjë nga 36 qendrat e votimit nuk ka munguar asnjë nga elementët që parashikon Kodi Zgjedhor si bazë materiale zgjedhore” bëhet e ditur në njoftim. KZAZ-ja ka emëruar anëtarët e grupeve të numërimit që do të numërojnë fletët e votimit dhe Administrata e KQZ-së do t’i trajnojë. Procesi i numërimit tëi votave do të fillojë mënjherë sapo baza materiale të jetë dorëzuar nga të gjithë Qendrat e Votimit në Vendet e Numërimit të Votave. Sipas Kodit Zgjedhor, numërimi duhet të vijojë pa ndërprerje.