KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Pjongjangu: Mbyllja e Kaesong është deklaratë lufte
Pjongjangu: Mbyllja e Kaesong është deklaratë lufte

Pjongjangu: Mbyllja e Kaesong është deklaratë lufte

Ndërprerja e aktiviteteve në zonën industriale të Kaesongut Nga ana e Koresë së Jugut është “një deklaratë e rrezikshme lufte”.

Kjo thënie është e qeverisë koreanoveriore e cituar nga mediat vendase. Vendimi i Seulit, tha ministri koreanojugor i Bashkimit, është për t’ia hequr Koresë së Veriut fondet që normalisht përdoren nga Pjongjangu për të zhvilluar teknologjinë bërthamore të saj.

Nga kompleksi industrial i bashkë-derjtuar me Seulin, Pjongjangu ka marrë 616 miliardë uon (afërsisht 640 miliardë lekë) që nga viti 2003.