KRYEFAQJA » LAJME » Plagosja në Burgun e Vaqarrit, ndalohen dy persona
Plagosja në Burgun e Vaqarrit, ndalohen dy persona

Plagosja në Burgun e Vaqarrit, ndalohen dy persona

Policia ka hedhur të dielën më shumë dritë rreth ngjarjes së ndodhur një ditë më parë në burgun e Vaqarrit, pak kilometra larg Tiranës, kur një shtetas nga Kosova, i cili po vuan dënimin në këtë burg, është plagosur pasi është goditur me armë nga jashtë territorit. Sipas policisë 40 vjeçari Lili Dulaj, është qëlluar gabimisht me armë, ndërsa objektiv ka qenë një i dënuar tjetër. Ai është Gazmir Daci, i dënuar për vrasjen e shtetasit Valmir Kolaveri dhe plagosjen e rëndë të vëllait të tij, Robert Kolaveri, i cili aktualisht është i paralizuar. Polcia ka ndaluar Ergys Kolaveri, 25 vjeç, dhe Enea Ceka, 24 vjeç, banues në Tiranë, kushëri i vëllezërve.