KRYEFAQJA » LAJME » Plagosja në Korçë
policia korce, plagosje, i dyshuari kapet, policia nderhyn, ndihme e shpejte

Plagosja në Korçë

 

Një i ri u dërgua në spitalin e Korçës mëngjesin e së hënës, me plagë të rënda në kokë. Policia e Korçës bën të ditur se bëhet fjalë për një 23-vjeçar me inicialet M.T. Nga hetimet e para dyshohet që djaloshi të ketë marrë plagët për shkak të një konflikti, që mendohet të ketë si bazë motive të dobëta. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Korçës, 23-vjeçari është dërguar për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka bërë identifikimin e autorit, 41-vjeçarin O. Zyberi, i cili ndodhet i shoqëruar në komisariat. Mësohet se agresori e ka qëlluar të riun me shkop beisbolli në kokë.