KRYEFAQJA » LAJME » Plagosje me armë zjarri në Dukagjin
plagosje ne dukagjin

Plagosje me armë zjarri në Dukagjin

Një plagosje me armë zjarri është shënuar edhe në fshatin Ndërlysë të Shkodrës ku shtetasi Lekë Balla ka plagosur vëllanë e tij dhe bashkëshorten e të vëllait.

Ngjarja e rëndë ka lënë të plagosur  shtetasin me inicialet K. B. 48 vjec i cili është transportuar në Spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Dyshohet se autori i kësaj ngjarje është shtetasi Lekë Ballza 50 vjeç, vëllai i shtetasit të plagosur, i cili sipas informacioneve nga banorë të fshatit të cilët e njohin njihet si person me probleme mendore. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11.40 në Njësinë Administrative Shalë të Shkodrës.

Teksa vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes po punohet edhe për lokalizimin dhe kapjen e autorit.