KRYEFAQJA » LAJME » Plagosje përpara parlamentit
parlamenti, plagosje, paradite,

Plagosje përpara parlamentit

 

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën George W.Bush, në Tiranë, përballë ndërtesës së Parlamentit. Burimet nga policia sqarojnë se bëhet fjalë për një vetëplagosje nga pakujdesia. I plagosur ka mbetur Rubin Memi 17 vjeç, të cilit i është shkrehur arma aksidentalisht, duke marrë një plumb në këmbë, por pa rrezik për jetën. Mesohet se i plagosuri ka qenë në lokal bashkë me një person tjetër, një bashkëmoshatar dhe shok i tij. Pas ngjarjes, 17-vjeçari i plagosur ka njoftuar policinë, por shoku i tij ka marrë armën dhe është larguar në drejtim të paditur. Ai është shpallur në kërkim dhe policia po punon për arrestimin e tij.