KRYEFAQJA » LAJME » Plan Kombëtar për përmirësimin e cilësisë së ajrit
Ministria e Mjedisit po synon përmes një plani kombëtar përmirësimin e cilësisë se ajrit në vend. Studimet tregojnë se transportit rrugor është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes. Sipas përgjegjëses të sektorit të ajrit në këtë ministri, Laureta Dibra, "Masa janë kryesisht të lidhura me menaxhimin e trafikut, me inkurajimin e kalimit nga transporti privat në atë publik, me krijimin e programeve të subvencionimit të mundshëm që do të nxisin blerjen e automjeteve të reja në vend të atyre të vjetra, rishikim i taksimit të automjeteve në varesi të teknologjisë që ato kanë. Sa më cilësore të jenë mjetet, aq më pak do të preken nga sistemi i taksave" tha zonja Dibra. Megjithese kostoja totale e zbatimit të këtij plani afatmesëm mund të kapë shifrën e mbi 318 milionë eurove, kjo konsiderohet shumë pak në krahasim me dëmin që shkakton kjo ndotje. Gjithnjë sipas zonjës Dibra, burime kryesore për financimin e zbatimit të këtij plani do të jenë tarifat e paguara nga ndotësit, si përdoruesit e makinave të përdorura, industritë, të ardhurat nga buxheti qendror dhe lokal, grantet nga instrumeti i paraanëtarësimit IPA etj. Pasi të konsultohet me grupet e interesit, plani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit pritet të miratohet në qershor të vitit të ardhshëm.

Plan Kombëtar për përmirësimin e cilësisë së ajrit

Ministria e Mjedisit po synon përmes një plani kombëtar përmirësimin e cilësisë se ajrit në vend. Studimet tregojnë se transportit rrugor është një nga shkaktarët kryesorë të ndotjes. Sipas përgjegjëses të sektorit të ajrit në këtë ministri, Laureta Dibra, “Masa janë kryesisht të lidhura me menaxhimin e trafikut, me inkurajimin e kalimit nga transporti privat në atë publik, me krijimin e programeve të subvencionimit të mundshëm që do të nxisin blerjen e  automjeteve të reja në vend të atyre të vjetra,  rishikim i taksimit të automjeteve në varesi të teknologjisë që ato kanë. Sa më cilësore të jenë mjetet, aq më pak do të preken nga sistemi i taksave” tha zonja Dibra. Megjithese kostoja totale e zbatimit të këtij plani afatmesëm mund të kapë shifrën e mbi 318 milionë eurove, kjo konsiderohet shumë pak në krahasim me dëmin që shkakton kjo ndotje. Gjithnjë sipas zonjës Dibra, burime kryesore për financimin e zbatimit të këtij plani do të jenë tarifat e paguara nga ndotësit, si përdoruesit e makinave të përdorura, industritë, të ardhurat nga buxheti qendror dhe lokal, grantet nga instrumeti i paraanëtarësimit IPA etj.  Pasi të konsultohet me grupet e interesit, plani kombëtar për menaxhimin e cilësisë së ajrit pritet të miratohet në qershor të vitit të ardhshëm.