KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Plani Junker/shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së
Junker : Propozimi i Tusk i përshtatshëm për Britaninë dhe 27 vendet anëtare të BE

Plani Junker/shpërndarja e refugjatëve në vendet e BE-së

 

Komisioni i lirive civile së bashku me anetarët e Komisionit evropian dhe te keshillit, diskutuan sot dy projektligje të rëndësishme për shpërndarjen e refugjatëve në vendet e e BE-se dhe për shpalljen e listës së vëndëve të sigurta të origjinës, me synim futjen në të te gjithë shteteve të ballkanit. Qëllimi është që të gjitha shtetet anëtare të kenë një liste të përbashkët e cila nuk do tu nënshtrohet preferencave apo trysnive nga brenda apo jashtë shteteve të vecanta. Për këtë qëllim, zyra evropiane e azilit paraqiti dokumentin me titull “Gjendja në ballkanin perëndimor dhe rezultatet e këshillimit për vendet e sigurta të origjinës”. 12 vënde të BE-se kanë listat e tyre të vëndeve të origjinës prej të cilave nuk pranojnë refugjatë ndërsa tani kjo listë do të jetë e përbashkët për 28 anëtarët, u tha në debat. Ideja e hedhur nga kryetari i komisionit Zhan Klod Junker u mbështet gjerësisht ndërsa pjesëmarrësit në debat kërkuan që lista të miratohet sa më par me qëllim që të shpejtohet procedura e riatdhesimit.