KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Planifikuan sulm terrorist në Paris: Vritet një grua, arrestohen 2 të tjera

Planifikuan sulm terrorist në Paris: Vritet një grua, arrestohen 2 të tjera

Një grua e dyshuar si terroriste është qëlluar për vdekje nga policia franceze mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy të tjera janë arrestuar. Mediat franceze raportojnë se ato po planifikonin një sulm terrorist para se forcat t’i kapnin në jug të Parisit. Dyshohet se viktima dhe dy femrat e arrestuara kanë pasur lidhje me makinën e gjetur fundjavën e kaluar e parkuar pranë Katedrales së Notre-Dame, mjeti tip “Peugeot 607”, pa targa, ishte e mbushur me bombola gazi. Pasi ishte gjetur makina, policia ishte vënë në lëvizje duke u vënë në gjurmët e tre femrave. Sapo forcat e policisë i janë afruar treshes, njëra prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur një efektiv policie, kolegët e këtij të fundit kanë reaguar duke e qëlluar me armë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.