KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Platini dënohet me katër vjet, jep dorëheqjen nga UEFA
Platini dënohet me katër vjet, jep dorëheqjen nga UEFA

Platini dënohet me katër vjet, jep dorëheqjen nga UEFA

Skualifikimi i Michel Platini mbetet por ulet dënimi nga gjashtë në katër vjet. Kjo u vendos sot nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv duke mos e shfajsuar kreun e futbollin europian. UEFA, që e kishte ngrirë prej muajsh detyrën e tij, duhet të shohë përpara dhe FIFA që zgjodhi ish-zëvendësin e tij, Gianni Infantino, si president të ri, nuk do ta shohë si kandidat në zgjedhjet e ardhshme.

Kjo ishte shkalla e fundit: pas një dënimi të parë prej tetë vitesh, dy apelet e zbritën atë në katër, por gjithmonë me të njëjtin vendim. CAS shkroi në arsyet e veta se “nuk është e bindur për ligjshmërinë e pagesës prej dymilion frangash zviceranë”. Ato e njohin që FIFA e dinte marrëveshjen me fjalë ndërmjet Sepp Blatter dhe Michel Platini por nuk ekziston një shpjegim për pagesën e tërhequr dhe se Platini nuk e ka pranuar kurrë gabimin, është kjo që ka peshuar për vendimin. Ka rrezikuar, sfidoi sistemin sepse donte ta merrte pushtetin por ishte i vetëdijshëm se vetëm një pafajsi do të ia kthente rolin. Por katër vite apo gjashtë e ndryshojnë pak gjendjen.

Platini ka dhënë menjëherë dorëheqjen nga UEFA, nuk ka si të bëjë ndryshe dhe do të jetë i detyruar që ta shohë europianin francez si një spektator i zakonshëm. “E mora vendimin dhe po e jetoj si një padrejtësi të madhe. E ardhmja? Jeta më ka dhuruar gjithmonë surpriza të bukura”, tha Platini. Karriera e tij ndiqte një rrugë të saktë e cila tani nuk është më.