KRYEFAQJA » LAJME » Platini mund të marrë pjesë në kongresin e UEFA-s
Platini mund të marrë pjesë në kongresin e UEFA-s
EPA/JEAN-CHRISTOPHE BOTT

Platini mund të marrë pjesë në kongresin e UEFA-s

Edhe pse është shkarkuar për katër vjet, Michel Platini mund të marrë pjesë në kongresin e UEFA-s i cili do të mbahet në Athinë, të mërkurën me 14 shtator, ku do të zgjedhet pasardhësi tij si president i konfederatës europiane të futbollit. Francezi, ish-president i UEFA-s, ka marrë lejen nga Komiteti Etik i FIFA-s dhe gjithashtu mundet të mbajë edhe një fjalim të shkurtër gjatë punimeve të kongresit.

Presidenti i Dhomës së Arbitrazhit, Hans-Joachim Eckert, e bëri këtë përjashtim si veprim njerëzor. Platini është shkarkuar për ngjarjen e hetimit për këshillat që kushtuan dy milionë fraga zvicerane që i dha atëherë presidenti i FIFA-s Joseph Blatter.

Në garë për president të ri të UEFA-s janë holandezi Michael Van Praag dhe slloveni Aleksander Ceferin.