KRYEFAQJA » LAJME » Platini shpëton nga akuzat për korrupsion
mishel platini akuzat per korrupsion uefa fifa

Platini shpëton nga akuzat për korrupsion

Mishel Platini ka shpëtuar nga akuzat për korrupsion. Kështu ka vendosur Komisioni i Etikës I FIFA-s, i cili ka hedhur poshtë akuzat për korrupsion, për të cilat kuzohej ish-kreu i UEFA-s. Platini akuzohej se kishte përfituar 2 milionë franga në formë ryshfeti nga Sep Blater, ish-presidenti I FIFA-s, si pagesë për konsultimet që francezi kishte bërë nga viti 1999-2002. Blater e ka bërë pagesën nga llogaritë e FIFA-s, edhe pse Platini punonte për llogri të tij asokohe dhe jo të institucionit që drejtonte futbollin ndërkombëtar. Kjo pikë mbetet ende e paqartë dhe do të shqyrtohet të premten në Lozanë. Aty do të mbahet gjyqi që do të japë verdiktin final përsa i përket pezullimit 6-vjeçar të francezit. Për këtë çështje FIFA kishte kërkuar largim të përjetshëm nga bota e futbollit për Platini, por ky i fundit kishte apeluar dhe u dënua vetëm me 6 vjet pezullim me akuzën e konfliktit të interesit dhe ryshfetit. Pas seancës dëgjimore, ku do të flasë Platini, të premten në Lozanë do të merret vendimi nga trupi gjykues, i cili ka gjasa ta shpallë të pafajshëm francezin.