KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Play-off-i për Euro 2016: Bosnja e avantazhuar ndaj Irlandës
Play-off-i për Euro 2016: Bosnja e avantazhuar ndaj Irlandës

Play-off-i për Euro 2016: Bosnja e avantazhuar ndaj Irlandës

Sonte në orën 20:45 luhet gara e dytë e play-off-it për një vend në Euro 2016. Përballë njëra-tjetrës, në stadiumin Bilino Polje të Zenicës, do të vihen Bosnja, që luan në shtëpi dhe Irlanda. Dy skuadrat që luftojnë për të shkuar në fazën finale të kampionatit europian, janë radhitur të tretat në grupet përkatëse. Ato tani kanë 180 minuta kohë (ose më sumë nëse shkon në shtesë apo penallti) për të dhënë më të mirën e mundshme. Ndeshja gjykohet nga gjermani Felix Brych. Sipas kuotave të përcaktuara nga bookmaker-at skuadra e avantazhuar është Bosnja.

Nuk do t’i ndryshojmë planet tona për ndeshjen për shkak të problemeve të tyre me dëmtimin e portjerëve. Irlanda ka të dëmtuar lojtarë të mirë, por kanë aftësi t’i zevendësojnë. Pas stërvitjes do të vendos nëse do të luajmë si zakonisht me sistemin 4-3-3 apo të bëj ndonjë ndryshim, tha ndër të tjera trajneri i Bosnjës, Mehmed Bazdarevic. Ndërsa trajneti i Irlandës, Martin O’Neill, tha se kemi diskutuar shumë këtë javë për lojtarët që na mungojnë, edhe para se të mblidheshim sepse dihej se kush ishte i skualifikuar. Ne duhet të luftojmë me njerëzit që kemi dhe të jemi të gatshëm që ta përballojmë këtë garë, është një dyluftim i madh.

Dy skuadrat janë takuar vetëm një herë. Ato kanë zhvilluar një ndeshje miqësore, në Dublin me 26 maj 2012, e cila ka përfunduar me fitoren e Irlandës me rezultatin 1-0.