KRYEFAQJA » LAJME » Euro 2016 » Play-off-i për Euro 2016: Irlanda merr një barazim të çmuar në Bosnje
Play-off-i për Euro 2016: Irlanda merr një barazim të çmuar në Bosnje

Play-off-i për Euro 2016: Irlanda merr një barazim të çmuar në Bosnje

Në ndeshjen e dytë play-off-it, takimi i vajtjes, u vunë përballë njëra tjetrës Bosnja dhe Irlanda. Të zotët e shtëpisë janë të avantazhuar sipas kuotave të bookmaker-ave por dhe disa mungesave të rëndësishme në radhët e Irlandës.

Duke e ditur se çfarë është në lojë, dy skuadrat e fillojnë ndeshjen me kujdes. Por, në minutën e 10-të, Ervin Zukanovic çoi dëm një rast të krijuar për të nga Mensur Mujdža dhe Miralem Pjanić. Më pas Vedad Ibišević provon dy herë me akrobaci. Përsëri Zukanovic, me kokë, por portjeri irlandez është i vëmendshëm, kështu pjesa e parë mbyllet në barazim 0-0. Në fillim të pjesës së dytë në fushën e stadiumit Bilino Polje zbret mjegulla. Rritet tensioni. Višća bën që të dridhet mbrojtja irlandeze me anë të një krosimi që vë në vështirësi portjerin Randolph dhe Ciaran Clark. Irlanda sulmon me anë të Jeff Hendrick që vë në punë portjerin Asmir Begović.

Senad Lulić çon dëm një rast shumë të mirë para Randolph. Por në minutën e 82-të vjen avantazhi irlandez me anë të Robbie Brady. Skuadra e Martin O’Neill dukej se kishte futur më shumë se një këmbë në Francë por avantazhi irlandez zgjati vetëm tre minuta sepse Edin Džeko barazoi në të 85-ën minutë, duke shënuar golin e tetë personal në ndeshjet kualifikuese për në Euro 2016. Ai bëri të mundur që Bosnja të shkojë në Dublin për ndeshjen e kthimit, të hënën me 16 nëntor, me një disavantazh minimal, atë të golit të pësuar në shtëpi.