KRYEFAQJA » LAJME » Plazhi i Spillesë-Destinacion që ia vlen të vizitohet
Plazhi i Spillese

Plazhi i Spillesë-Destinacion që ia vlen të vizitohet

Një prej plazheve më të qeta që njihet për detin e kristaltë dhe rërën e pastër, plazhi i Spillesë këtë vit është konceptuar si një gërshetim i hapësirave publike me ato private. 20 metër nga vija bregdetare mund të vendosë çadrën çdo pushues pa bërë asnjë pagesë. Investimet e shumta të pushtetit lokal por edhe të operatorëve privatë e kanë kthyer Spillenë në një destinacion që sduhet lënë pa vizituar.

Ushqimet e mira dhe të freskëta nga thellësitë e detit, dhe veçantia e terrenit të këtij plazhi të rrallë kanë tërhequr drejt Spillesë turistë jo vetem nga Shqipëria, por edhe nga Gjermania, Maqedonia, Anglia, Çekia e shumë vende të tjera.

Për Spillenë gjasat janë të mira, duke pasur parasysh natyrën e paprekur, e cila është gjithmone më mirë se një plazh i mbipopulluar nga betoni dhe hekuri.