KRYEFAQJA » LAJME » Plehërat shqetësojnë Hoxharën e re
mbetjet urbane, mbetjet ne fier, darezeze, menaxhim

Plehërat shqetësojnë Hoxharën e re

 

Mbetjet urbane të rreth 700 familjeve të Hoxharës së Re janë kthyer në problem serioz.  Banorët thonë se kontenierët e plehërave boshatisen një herë në dy ditë, por ato grumbullohen në dalje të fshatit,  anës rrugës kryesore që të çon për në plazhin lokal të Darrëzezës dhe nuk largohen. Banorët janë ankuar, por askush nuk i jep zgjidhje problemit. Edhe  inspektoriati i mbrojtjes mjedisit nuk ka marrë asnjë masë për njësinë administrative Ndërmënas të Bashkisë Fier, ku bënë pjesë edhe fshati Hoxharë e Re.