KRYEFAQJA » LAJME » Podgoricë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit
Podgoricë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Podgoricë, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Disa mijëra qytetare protestuan në kryeqytetin e malit te zi Podgoricë duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë se kryeministrit Milo Gjukanoviç. Opozita kërkon krijimin e një qeverie kalimtare deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Të mbledhur perpara ndërtesës së parlamentit, e cila ruhet nga policia, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimet “dorëheqje” dhe “poshtë vjedhesit”. Deejtuesit e opozitës u bënë thirrje protestuesve të qëndrojnë para parlamentit deri në dorëheqjen e qeverisë. Disa nga protestuesit kanë vendosur edhe tenda. Kryeministri Gjukanoviç drejton vendin ne mandatin e tij te trete si kryeminister pas zgjedhjeve qe i fitoi ne vitin 2012. Mali i zi me një popullsi prej 630 mijë banorësh ka nje nivel papunësie prej 20%.