KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Podujeve, kryeministri Mustafa sulmohet me vezë
Podujeve, kryeministri Mustafa sulmohet me vezë

Podujeve, kryeministri Mustafa sulmohet me vezë

Kryeministri Isa Mustafa u sulmua të martën sërish me vezë nga aktivistët e Vetëvendosjes në Podujevë. Policia arrestoi dy persona të kësaj partie që shkaktuan incidentin, ndërsa kryeministri po mbante një fjalim. Vetëvendosja deklaroi se nuk do të lejojnë funksionimin normal të qeverisë së Mustafës, pa u tërhequr marrëveshjet me Serbinë. Por vete kryeministri tha se vezët nuk e shqetësojnë. E rëndesishme është që punët të shkojnë mirë, tha zoti Mustafa. Kjo është hera e dytë që kryeministri kosovar goditet me vezë, ndërsa në të paktën dy raste makinës së tij i është hedhur bojë, apo është tentuar ti çahen gomat.