KRYEFAQJA » LAJME » Pogba: Juventus do të japë gjithçka ndaj Bajernit
Pogba: Juventus do të japë gjithçka ndaj Bajernit

Pogba: Juventus do të japë gjithçka ndaj Bajernit

Mesfushori 22-vjeçar i kombëtares franceze Paul Pogba që luan për klubin bardh e zi në Torino, Itali, flet gjatë një interviste për adresën ëeb të UEFA-s rreth ndeshjes që Juventus do të luajë në shtëpi kundër Bajernit të Mynihut me 23 shkurt. Juventinët do të takohen përsëri me kampionët e Gjermanisë, në 1/8 e finales, pasi u takuan tre vite më parë duke u eliminuar nga Liga e Kampioneve.

“Më kujtohet se isha në stol, Bajerni i atëhershëm ishte shumë i fortë. Ishte viti që më pas fituan Ligën e Kampioneve. Ishin një skuadër e organizuar shumë mirë dhe kishte disa lojtarë vdekjeprurës përpara”, tha Pogba.

“Edhe këtë vit janë një skuadër e madhe, me lojëtarë me cilësi të mëdha individuale që mund të bëjnë dallimin në çdo çast. Por ne jemi Juventusi, një klub i madh si Bajern, dhe do të japim gjithçka. Nuk jemi pretendentë por ky mun të jetë një avantazh për ne. Njerëzit mendojnë se do të humbim, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Nuk jemi pretendentë dhe nuk kemi asgjë për të humbur. Natyrisht shpresojmë të kualifikohemi”, shtoi mesfushori juventin.