KRYEFAQJA » LAJME » Police femra edhe në Policinë Bashkiake
Police femra edhe në Policinë Bashkiake

Police femra edhe në Policinë Bashkiake

Që prej ditës së sotme në efektivin e Policisë Bashkiake të Tiranës do të ketë edhe police.  22 prej tyre u prezantuan në një cermoni të posaçme. Ato janë pjesë e një grupi prej 100 rekrutimesh të reja që do të zëvendësojnë efektivat e vjetër. Drejtori i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj tha se janë zëvendësuar 30 përqind e trupës së policëve, duke larguar veçanërisht të korruptuartit. Duke shprehur mbështetjen për policinë e Bashkisë së Tiranës, kreu i saj Erion Veliaj tha se se motoja e bluve bashkiake duhet të jetë “Çdo ditë të bëjmë një punë konkrete, çdo ditë policia bashkiake të zhbllokojë një situatë”. Muajt e fundit policia bashkiake e Tiranës është përfshirë në disa aksione të rëndësishme veçanërisht për ndërtimet pa leje, lirimin e sipërfaqeve publike dhe atyre të gjelbëra, por edhe konflikteve sociale. Ngjarja e më e fundit kaq qenë ajo tek Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, ku nga përplasja e fortë me një grup protestuesish të dhunshëm që kërkonin të ndalonin me çdo kusht ndërtimin e një parku fëmijësh, një anëtar i policisë bashkiake u plagos.  “E kemi marrë bashkinë ku nuk ka pasur shumë angazhim, ku çdo trotuar ishte zaptuar. Ju jeni instrumenti nr. 1 i Bashkisë së Tiranës” u tha zoi Veliaj efektivave të policisë bashkiake. “Nëse nuk do të kishim kundërshti do të thotë se nuk kemi bërë detyrën. Nëse nuk do të kishim kundërshti do të thotë se nuk ishin prekur interesa. Status Quo-ja nuk sjell reagim” shtoi ai.