KRYEFAQJA » LAJME » Polici i rrugores del në pension, Tahiri i bën një surprizë
Polici i rrugores del në pension, Tahiri i bën një surprizë

Polici i rrugores del në pension, Tahiri i bën një surprizë

Xhemil Haluli nuk i përmbajti emocionet e  tij pas surprizës së këndshme që Ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe kolegët e tij i bënë me rastin e daljes në pension. Pas një karriere 45 vjeçare në radhët e policisë rrugore, Haluli nuk do të ndahet nga motorri i tij me të cilin ka punuar 22 vjet. Ministria e brendshme ka vendosur t’ja dhurojë si kujtim. Emocionues ishte momenti edhe për Ministri e Brendshëm, Saimir Tahiri i cili shkruan në “Facebook”: “Çfarë emocioni, surpriza që i rezervuam Xhemilit ditën e fundit të punës së tij. Emocion i pamasë edhe për mua. Për të gjithë ne. Faleminderit me gjithë zemër për shërbimin në Policinë e Shtetit. Frymëzim për të rinjtë e të rejat”.