KRYEFAQJA » LAJME » Policia: 50 arrestime në 24 orë
Policia: 50 arrestime në 24 orë

Policia: 50 arrestime në 24 orë

Policia e Shtetit njoftoi se ka arrestuar 50 persona gjatë 24-orëvë të fundit për vepra të ndryshme penale. Arrestimet jane kryer në Tiranë, Lezhë, Gjirokastër, Elbasan e Korçë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës,  Shkodër, Kukës, Dibër e Rinas. Sipas njoftimit, 15 prej të arrestuarve ishin shpallur në kërkim, 11 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, 7 persona në flagrancë duke vjedhur, ndërsa të tjerët për vepra të ndryshme penale.
Policia Rrugore ka qenë mjaftë e ashpër. Ajo ka vendosur 1.976 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor dhe janë pezulluar 19 leje drejtimi dhe bllokuar 17 automjete pa dokumentacion përkatës. Policia ka shoqëruar per verifikime të ndryshme 82 persona në të gjithë vendin.
Edhe në ditët në vazhdim Policia e Shtetit do vijojë punën me shërbime të përforcuara duke ngritur pika kontrolli në akset rrugore, kontrolle të lokaleve të natës dhe atyre të frekuentuara nga persona me precedentë penale, për të parandaluar paligjshmërinë në vend dhe krijuar një ambjent e shoqëri më të sigurt.