KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia australiane konfiskon 900 milionë dollarë drogë.
Policia australiane konfiskon 900 milionë dollarë drogë.

Policia australiane konfiskon 900 milionë dollarë drogë.

Policia në Australi ka realizuar një nga konfiskimet më të mëdha të drogës në historinë e vendit. Nje sasi metamfetaminë në vlerë 900 milionë dollarë, eshte kapur si rezultat i operacionit policor të filluar qysh në muajin dhjetor 2015. Droga ishte fshehur në një anije që po hynte në Sidnej nga Hong Kongu, mes mallrave të ndryshme. Katër shtetas të Hong Kongut dhe një i Kinës u arrestuan gjatë operacionit të përbashkët me policinë kineze. Metamfetamina është shumë problematike në Australi. Që nga viti 2007, numri i përdoruesve është dyfishuar në rreth 200 mijë persona.