KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia belge operacion kundër terrorizmit
Policia belge operacion kundër terrorizmit

Policia belge operacion kundër terrorizmit

Policia belge ka arrestuar mbrëjen e së premtes 12 vetë në një operacion të kryer në 12 komuna në të gjithë territorin e vendit. Siç bën të ditur gazeta “Lë Suar”, por edhe prokuroria federale, kontrollet dhe arrestimet u kryen pas një telefonate anonime, që lajmëronte policinë për sulme të tjera terroriste në vend. “Por deri tani nuk janë zbuluar as armë, as eksploziv”, ka thënë zyra e prokurorisë, duke shtuar se “provat e mbledhura gjatë hetimeve i kanë bërë të nevojshme kontrollet imediate, plot 152 kontrolle”.
Sipas televizionit belg, BMF shumë prej të dyshuarve po kontrolloheshin prej ditësh nga skuadrat anti-terrorizëm, sepse quheshin anëtarë të një celule, që kishte jo vetëm planin, por edhe mjetet për të kryer sulme. Ndërkohë, ministrat e qeverisë belge, kryeministri dhe familjet e tyre janë vënë nën mbrojtje të lartë nga policia. Kryeministri, ministri i brendshëm, ministri i jashtëm dhe ai i drejtësisë janë më të kërcënuarit nga terrorizmi.