KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia dhe ushtria franceze përplasen me emigrantët që synojnë Anglinë
Policia dhe ushtria franceze perplasen me emigrantet që synojnë Anglinë

Policia dhe ushtria franceze përplasen me emigrantët që synojnë Anglinë

Në rrethinat e qytetit francez të Kalesë policia dhe ushtria franceze kanë muaj që përplasen me emigrantët që përpiqen të kalojnë ilegalisht tunelin për në Angli. Nata midis të mërkurës dhe të enjtes, ishte e trazuar pasi një grup prej gati 200 emigrantësh u përlesh me forcat e sigurise, duke detyruar banorët të mbyllen nëpër shtëpi. Banorët kanë krijuar një grupim në mbështetje të policisë dhe shprehin pakënaqësi që qeveria nuk po e zgjidh problemin e emigracionit të paligjshëm. Franca bën pjesë te vendet evropiane që kane ndihmuar financiarisht disa vende origjine të emigracionit me qëllim uljen e fluksit.