KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Dy të ndaluar dhe 300 kg marijuanë
Policia: Dy të ndaluar dhe 300 kg marijuanë

Policia: Dy të ndaluar dhe 300 kg marijuanë

Policia Kufitare Shqiptare dhe Guardia di Finanza italiane, kanë organizuar të dielën një operacion të përbashkët kundër trafikut të drogës. Ata kanë arrestuar në flagrancë dy shtetas shqiptarë që po transportonin marijuanë me një gomone nga Shqipëria në Itali. Të ndaluarit janë dy persona nga Qerreti i Kavajës, 36 dhe 46 vjeç. Në operacion kanë marrë pjesë edhe efektivët shqiptarë të Delta Forcë me bazë në Radhimë të Vlorës. Gomonia ishte e gjatë 5 metra dhe në të ishin sistemuar 12 pako të dimensioneve të ndryshme me rreth 300 kg marijuanë (Canabis Sativa). Operacioni është zhvilluar rreth 24 milje larg grykëderdhjes së lumit Seman, një zonë e preferuar nga trafikantët.