KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Krujës arrestoi drejtuesin e autobusit që u përfshi dje nga flakët
Policia e Krujës arrestoi drejtuesin e autobusit që u përfshi dje nga flakët

Policia e Krujës arrestoi drejtuesin e autobusit që u përfshi dje nga flakët

Një ditë pas ngjarjes tragjike në Krujë, ku një një autobus me 31 besimtarë mori flakë, Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë kanë arrestuar në flagrancë Skënder Jonuzaj 56 vjeç, drejtuesi i mjetit. Ndaj tij u ngrit akuza e  “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Sipas hetimeve paraprake mjeti me targa AA 584 MP, që transportonte një grup besimtarësh të Kishës së Shën Theodhorit në Vlorë, ka shfaqur probleme gjatë ngjitjes për në qytetin e Krujës. Policia konfirmoi se akti i ekspertimit teknik për udhëtimet ishte kryer në 24 dhjetor të vitit 2015, ndërsa kolaudimi i skadonte në qershor të këtij viti. Nga ngjarja tragjike e ndodhur mesditën e të premtes një nga pasagjeret, Vjoleta Xhika 65 vjeç, nuk mundi të dilte në kohë nga mjeti nga ku gjeti vdekjen mes flakëve. Zjarrëfikësit mundën të nxjerrin disa orë më vonë trupin e pajetë të gruas. Pasagjerët e plagosur kanë dëshmuar në polici se fillimisht kanë ndjerë erën e keqe, por menduan se ishin plehrat që digjeshin anës rrugës. Ata janë shprehur se nuk kanë reaguar vetëm kur ka shpërthyer zjarri në pjesën e përparme. Sipas tyre dera u bllokua dhe nuk kishin nga të dilnin, ndërkohë që zjarri përfshiu sediljet.