KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia e Londrës: Sulmet, një akt terrorist!
Policia e Londrës: Sulmet, një akt terrorist!

Policia e Londrës: Sulmet, një akt terrorist!

Një sulmues plagosi me thikë tre pesona gjatë natës të së shtunës në një stacion të metrosë së Londrës. Policia tha se e ka arrestuar autorin e sulmit mbi qytetarët ndërsa deshmitarët okulare thanë se ai kishte thirrur Kjo është për Sirinë, para se të godiste mbi njerëzit që prisnin në stacionin Lejtonston në lindje të kryeqytetit. Nga të plagosurit, njëri është në gjëndje të rëndë. Policia po e trajton sulmin si akt terrorist. Britania e madhe me 3 dhjetor nisi sulmet kundër objektivave të shtetit islamik në Siri, duke iu bashkuar koalicionit ndërkombëtar me Shtetet e Bashkuara, Francën, Turqinë e disa vende të tjera. Qeveria e mori miratimin e paralemntit për të marrë pjesë në veprimet ushatrake pas sulmeve terroriste te Parisit.