KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Qarkut te Beratit ka ndërmarrë një operacion policor për asgjesimin e lëndëve narkotike
policia e beratit aksion kunder droges

Policia e Qarkut te Beratit ka ndërmarrë një operacion policor për asgjesimin e lëndëve narkotike

Në vijim të operacioneve për kontrollin e territorit dhe ambienteve,me qëllim gjetjen dhe asgjesimin e lëndëve narkotike. Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat kanë ndërmarrë një operacion policor “blic” në Kutalli. Kontrollet janë përqëndruar në dy fshatrat: Cukalat dhe Drenovicë, ku u kontrrolluan rreth 350 sera të mbjella me produkte të ndryshme. Efektivët e policisë kanë hyrë serë më serë për të parë nëse mes produkteve bujqësore të mbjella kishte të kultivuar edhe bimë narkotike “hashash”. Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, konfirmojnë se aksioni do të vijojë edhe në ditët në vazhdim në të gjitha fshatrat e kësaj Njësie Administrative, ku janë të ndërtuara rreth 1800 sera që zënë një sipërfaqe prej 500 ha. Të njëjtat burime konfirmojnë se do të kontrrollohet me imtësi çdo cm tokë serë në këtë zonë për të asgjesuar bimët narkotike që dyshohet se mund të kultivohen në brendësi të tyre. Këto aksione po kryhen për arsye se vitin që shkoi, në sera të shumta të vendit, u identifikuan dhe u asgjësuan me qindra rrënjë kanabis dhe u vunë përballë ligjit autorët.