KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona me akuzën e shtrëngimit përmes kanosjes
Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona me akuzën e shtrëngimit përmes kanosjes

Policia e Shkodrës ka vënë nën arrest dy persona me akuzën e shtrëngimit përmes kanosjes. Ata kishin dy ditë që hetoheshin nga Prokuroria për të gjitha lëvizjet dhe veprimet e tyre. Këto dy persona kishin arritur të hynin në adresën personale të një vajze në fejsbuk dhe i kërkonin 1 mijë euro asaj, pasi në të kundërt do t’i publikonin po në rrjetin social fejsbuk, disa foto intime të saj. Pas kallëzimit të të dëmtuarës dhe në vijim të një hetimi proaktiv, u arrit të zbuloheshin dhe të ndaloheshin dy autorët e kësaj vepre penale. Ata janë E. Shkambi 25 vjeç dhe N. Gurraj 21 vjeç.