KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Shkodrës, në pranga dy persona
vlore, 2 persona, ne pranga, policia, vlore, kanabis

Policia e Shkodrës, në pranga dy persona

Policia e Shkodrës sekuestroi 156 kg kanabis sativa, dhe arrestoi dy persona. Lënda narkotike u gjet në banesën e dy të rinjve, dhe sipas njoftimit të policisë lokale në lagjen “Skënderbeg” Shkodër është zhvilluar me sukses operacioni i koduar “GREEN HOUSE”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve Valentin dhe Ermir Gjeloshi. Edhe Policia e Vlorës ka sekuestruar 75 kg kanabis dhe ka arrestuar personin që po e transportonte këtë sasi me mjetin e tij. Në pranga është vënë Kleant Xhaka, lindur në Lushnje dhe banues në Dhërmi. Policia e Vlorës konstatoi një automjet që dyshohej se transportonte lëndë narkotike në aksin rrugor Kotë-Drashovicë dhe iu është dhënë urdhër dy shtetasve në këtë automjet që të ndalonin, por personat nuk i janë bindur urdhërit, duke vazhduar kështu lëvizjen në drejtim të fshatit Drashovicë. Po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.