KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Shtetit aksion antikanabis
antikanabis, aksion, polici, rrenje, asgjesim, shqipëri, mbare vendi

Policia e Shtetit aksion antikanabis

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Shtetit ka asgjësuar mbi 50 mijë rrënjë të bimës narkotike Kanabis Sativa në disa operacione të kryera në Vlorë, Memaliaj, Peshkopi dhe Këlcyrë. Pjesa më e madhe e bimëve u asgjësuan në fshatrat Buz dhe Luftinjë të Memaliajt, ku janë identifikuar dhe shkatërruar përmes djegies 38 mijë bimë. Në Vlorë u asgjësuan rreth 12 mijë bimë. Aksionet u kryen në Kuç, Sevaster dhe Kardhikaq, ku kanabisi ishte kultivuar në toka pa pronar. Në të gjitha rastet policia komunikon se po punon për identifikimin e autorëve të kultivimit.