KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Shtetit, aksion për asgjësimin e kanabisit
shkoder kanabis, policia e shtetis, askion per asgjesim, droge

Policia e Shtetit, aksion për asgjësimin e kanabisit

Policia e Shtetit ka kryer një sërë aksionesh për asgjësimin e parcelave të kanabisit në të gjithë vendin. Në Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies 11810 bimë kanabis. Bimët ishin mbjellë në në afërsi të fshatit Mazrrek në zona të pyllëzuara me shkurre dhe në vendin e quajtur Ishull, në mes të dy degëzimeve të lumit Drin. Në Pogradec u arrestua një 27-vjeçar, kultivues i 2000 rrënjëve bimë kanabis sativa në fshatin Dardhas. Edhe në Vlorë Policia ka asgjësuar 6 parcela me rreth 8810 rrënjë kanabis. Bimët narkotike ishin të kultivuara nëpër pjesë toke pa pronarë, të mbjella pranë fshatrave Kuç, Kallarat, Mavrovë dhe Kropisht, ku lartësia e tyre varionte nga 15 cm deri në 55 cm. Po kështu në fshatin Dobrushë të Skraparit u gjetën dhe u asgjesuan rreth 1600 rrënjë kanabis. Për të gjitha rastet strukturat shtetërore të Policisë po punojnë për identifikimin dhe vënien përapara drejtësisë të autorëve.