KRYEFAQJA » LAJME » Policia e shtetit: Lufta kundër kanabisit, fokusi kryesor
altin qato Policia e shtetit: Lufta kundër kanabisit, fokusi kryesor

Policia e shtetit: Lufta kundër kanabisit, fokusi kryesor

Lufta kundër kultivimit dhe tregëtimit të bimëve narkotike do të jetë fokusi kryesor i policisë së shtetit dhe drejtuesve të institucioneve të rëndësishme, në veri të vendit. Gjatë një takimi me përfaqësuesit vendorë të qarkut të Shkodrës drejtori i përgjithshëm për sigurinë dhe rendin në policinë e shtetit, Altin Qato ka kërkuar bashkëpunimin e të gjithë aktorëve për ta luftuar këtë fenomen.

Përfaqësuesit e pushtetit vendor të Shkodrës e kanë cilësuar këtë si një sfidë kombëtare që i kalon kufijtë lokal, duke u shprehur të gatshëm për të bashkëpunuar me policinë në luftën anti-kanabis.