KRYEFAQJA » LAJME » Policia e shtetit në gadishmëri përgjatë ditëve të festave të fundvitit

Policia e shtetit në gadishmëri përgjatë ditëve të festave të fundvitit

Rreth 70% e efektivave të policisë së Shtetit do të jenë në gatishmëri përgjatë ditëve të festave të fundvitit. Burime zyrtare konfirmojnë urdhërin e masave që drejtori Haki Cako u ka shpërndarë strukturave policore në të gjithë vendin ku në fokus mbeten ruajtja e rendit dhe sigurisë, marrja e masave në kufij dhe mbulimi i të gjitha akseve rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Në shërbim do të jenë

Policia e rendit

Policia rrugore

Policia kriminale

Forcat operacionale

Strukturat e Krimit të Organizuar e Krimeve të Rënda.

Strukturat e Antiterrorit.

Çako ka urdhëruar marrjen e masave dhe në kufi. Ai kërkon krijimin e lehtësirave ligjore për të shmangur radhët gjithë shtetaseve shqiptare dhe të huaj që do udhëtojnë drejt vendit tonë e anasjelltas.

Gjithashtu Çako ka urdhëruar që policia rrugore të jete e tëra në punë. Të mbulojë me shërbim të gjitha akset rrugore për parandalimin e aksidenteve. Të ju vijë në ndihmë gjithë përdoruesve të rrugës në raste nevoje, dhe të marrë masa për qarkullim normal rrugor për natën e ndërrimit të viteve.

Patrullat e përgjithshme të intensifikojnë patrullimet e tju përgjigjen në kohë shqetësimit të qytetarëve. Në ndihmë të policisë së rendit do jenë angazhuar gjithë forcat e lëvizshme operacionale.

Strukturat kundër krimit të organizuar e krimeve të rënda dhe ato të krimit ekonomik të bashkëpunojnë me të gjitha strukturat e veçanërisht me ato të policisë kufitare me qëllim që të parandalohet e të goditet veprimtaria e paligjshme që mund të zhvillohet në pikat e kalimit apo në kufirin e gjelbër duke përfituar nga fluksi apo nga ditët festive. Çako ka kërkuar rritje të gatishmërisë edhe nga strukturat e Antiterrorit.