KRYEFAQJA » LAJME » Policia e Shtetit në gatishmëri të përforcuar
Policia e Shtetit në gatishmëri të përforcuar

Policia e Shtetit në gatishmëri të përforcuar

Që prej mesnatës të së premtes Policia e Shtetit ka kaluar në gatishmëri të përforcuar pas ngjarjeve tragjike në Paris, njofton ATSH. Burime të saj bëjnë të ditur se shërbime shtesë policore janë vendosur në objekte që konsiderohen si të rëndësisë së vecantë, por edhe që mund të rrezikohen nga sulmet terroriste, siç janë ambientet publike me frekuentim të lartë, pranë ambasadave apo residencave, ne akset kryesore rrugore etj.
Policia e Shtetit ka hartuar një plan te detajuar për evidentimin dhe mbikëqyrjen e gjithë elementeve të dyshuar që mund të kenë tendenca për akte terrori.
Në të gjitha pikat e kalimit kufitar po verifikohen me kujdes te veçantë çdo person që hyn ne territorin shqiptar apo del prej tij. Gjithashtu Policia e Shtetit ka rritur intensitetin e shkëmbimit të informacionit me partnerët ndërkombëtarë për persona të caktuar që mund të shfaqin tendenca të akteve terroriste.
Policia e Shtetit kërkon gjithashtu bashkëpunimin e qytetarëve dhe i fton ata te mos ngurojnë të telefonojnë për çdo shqetësim apo problematikë, duke i garantuar  reagim te shpejtë dhe në kohë.(Marrë nga ATSH)