KRYEFAQJA » LAJME » Policia e shtetit,plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale
Kërcënon me armë policinë dhe largohet

Policia e shtetit,plan masash për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale

Prej javësh policia e Shtetit ushtron planin e masave për mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”. Forcat e Lëvizshme Operacionale dhe Task-Forca e Qarkullimit Rrugor ishin këtë fundjavë në qarkun e Lezhës dhe Shkodrës ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 83 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, lëndë narkotike dhe mallra kontrabandë. Duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe shpejtësi tej normave të lejuara 22 drejtues mjetesh. Janë pezulluar 94 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në qendra të banuara, si dhe për drejtimi mjeti nën ndikimin e alkoolit dhe në gjendje të dehur. 108 raste janë ndëshkuar për komision, si dhe janë bllokuar 6 automjete për mungesë dokumentacioni.

Nga kontrollet e kryera nga Forcat e Lëvizëshme Operacionale, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 15 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme.

19 persona në flagrancë për vjedhje, ndërtim pa leje, për dhunë në familje, kanosje, shkatërrim prone.

12 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje.

Janë kapur 15 persona në kërkim dhe për armëmbajtje pa leje.

Janë sekuestruar 3 armë zjarri, 7 krëhëra, 281 fishekë, 3 kg lëndë plasëse Tritol, 100 kapsolle donator, si dhe 19 kg lëndë narkotike.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 34 persona.