KRYEFAQJA » LAJME » Policia eleminon vrasësin e kreut të FNSH
Policia eleminon vrasësin e kreut të FNSH

Policia eleminon vrasësin e kreut të FNSH

Ruzhdi Arishta, personi që qëlloi për vdekje kreun e FNSH në Shkodër Simon Gjeta, është eleminuar nga policia mëngjesin e së dielës. Ai u mbajt i rrethuar për më se 12 orë nga policia dhe thirrjeve për t’u dorëzuar ju është përgjigjur me të shtëna armësh. Drejtori i Policisë Haki Çako bëri të ditur se ngjarja ishte i pashmangshme. Ruzhdi Arishta, 56 vjec, njihej si i sëmurë psiqik dhe mjaftë agresiv. Në banesën e tij janë gjetur armë dhe armatime të ndryshme. Edhe në momentin kur forcat e policisë ndërhynë në banesë, ai sërish ka qëlluar dhe ka goditur mjetet e policisë dhe mbrojtëset.
Ndërkaq kanë filluar cermonitë e nderimit për kreun e FNSH në Shkodër Simon Gjeta, i cili humbi jetën në këtë ngjarje. Gjeta, 47 vjec, njihej si ekspert i FNSH. Ai kish marrë pjesë në mjaftë aksione të këtyre trupave. I ndjeri la pas bashkshorten, dhe dy fëmijë. Zyrtarët më të lartë të shtetit kanë ngushëlluar familjen Gjeta.
Kjo është ngjarja e dytë e rëndë në rradhët e policisë shqiptare brenda pak muajve. Në qershor të këtij viti oficeri i RENEA-s Ibrahim Basha humbi jetën në krye të detyrës gjatë një operacioni antidrogë në Lazarat. Autorët e ngjarjes gjenden para drejtësisë.