KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Policia franceze kërkon shkatërrimin e pamjeve të Nisës
Policia franceze kërkon shkatërrimin e pamjeve të Nisës

Policia franceze kërkon shkatërrimin e pamjeve të Nisës

Autoritetet lokale të Nisës refuzuan sot një kërkesës të bërë nga policia anti-terror për të shkatërruar pamjet e sulmit me kamion të javës së shkuar, të cilat janë regjistruar nga kamerat e sigurisë. Zyra e prokurorit të parisit sqaroi se kërkesa ishte bërë për të shmangur shpërndarjen e pakontrolluar të pamjeve shokuese. Por zyrtarët lokalë të Nisës iu përgjigjen kërkesës duke depozituar një dokument ligjor, ku argumentojnë se regjistrimet mund të përbëjnë një provë. Sipas Lë Figaro, policia dhe prokurorët duan t’i shkatërrojnë pamjet për të mbrotjur dinjitetin e viktimave, dhe që ato të mos përdoren nga xhihadistët për propagandë. Por qeveria franceze po përballet me kritikat rreth masave të sigurisë. Disa media lokale sugjeruan se pamjet e kamerave të sigurisë mund të tregojnë ku dhe si zbarkuan policët në vendngjarje. Të enjten, e përditshmja Liberasion mbështeti pretendimet e zëvëndës kryebashkiaut të Nisës, sipas të cilit qeveria kishte gënjyer mbi masat policore të marra për sigurinë e aktivitetit para se të ndodhte tragjedia, dhe këto pamje mund ta provojnë një gjë të tillë. 84 persona humben jetën në Nisë kur shtetasi francez me origjinë tuniziane Muhamed Buhlel, drejtoi me shpejtësi një kamion 19-tonësh drejt një turme që po festonte Ditën e Bastijes. Sulmi u mor përsipër nga grupi terrorist i shtetit islamik.