KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Grabitja ka ndodhur në 4 minuta!
Tiranë, policia vë në pranga 16 anëtarë të një grupi shpërndarës droge

Policia: Grabitja ka ndodhur në 4 minuta!

Gati 24 orë pas grabitjes në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, Policia e Tiranës ka dalë me deklaratë zyrtare. Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj tha se autorët të maskuar me paruke dhe maska, të pajisur me armë automatike, kanë arritur të grabisin një shumë më pak se 1 milion euro. Sipas zyrtarit të lartë të policisë gjithçka ka ndodhur brenda 4 minutash. “Në orën 14:23 sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha foskoroshente kapërcen portën e ndodhur në skajin veriperëndimor të pistës e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionin. Ky person ka prerë drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e pistës futet një automjet tip “Mercedez Benz” me ngjyrë vishnje. Autorët janë futur me makinë në vendqëndrimin e automjeteve dhe kanë kryer vjedhjen eparave që ndodheshin në makinat e blinduara në shoqërisë “Nazeri 2000”. Në 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë prej nga hyri. Pasi kanë dalë nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas-Fushë Krujë-Vorë” tha Drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj për mediat.
Po të premten Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se ka nisur hetime të gjithanshme mbi policinë dhe firmën e transportit të parave.