KRYEFAQJA » LAJME » Policia kufitare rikthen në Greqi 12 pakistanezë
Policia kufitare rikthen në Greqi 12 pakistanezë

Policia kufitare rikthen në Greqi 12 pakistanezë

Policia Kufitare Kakavijë ka ndaluar 12 shtetas të huaj të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri, njoftuan burime të policisë. Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Post Katund”. Klandestinët mësohet se janë shtetas nga Pakistani. Të gjithë këta persona kishin hyrë ilegalisht nga kufiri jeshil me Greqinë për të shkuar nëpërmjet Shqipërisë në Malin e Zi. Destinacioni i tyre ishte Gjermania. Në përfundim të procedurave janë rikthyer përsëri në shtetin grek.