KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Masa sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit

Policia: Masa sensibilizuese për vendosjen e rripit të sigurimit

Shpesh herë aksidentet në rrugët e vendit janë shkaktuar nga garat e shpejtësisë që drejtuesit e mjeteve zhvillojnë pa u shqetësuar nga rreziku që u kanoset.

Ky është një ndër ato raste i cili ka marrë edhe ndëshkimin e policisë rrugore. Pas kontrollit drejtuesi i mjetit rezultoi edhe pa dokumentacionin përkatës së drejtimit.

Policia rrugore ka vijuar fushatën për sensibilizimin e drejtuesve të automjeteve për vendosjen e rripit të sigurimit dhe mos mbajtjen e fëmijëve në ndenjësen përkatëse gjatë udhëtimit. Fushata do të vijojë deri në datën 10 shtator dhe më pas do të nisin ndëshkimet për të gjithë shkelësit. Kodi rrugor i ndryshuar parashikon gjoba nga 5.000 deri në 15.000 lekë , si dhe masa plotësuese pezullim i Lejes së Drejtimit nga 6 muaj deri në një vit për mungesë të pajisjes fiksuese kur është duke transportuar fëmijë nën moshën 12 vjeç.