KRYEFAQJA » LAJME » Policia merr masa për takimin Skënderbeu-Dinamo Zg
Policia merr masa për takimin Skënderbeu-Dinamo Zg

Policia merr masa për takimin Skënderbeu-Dinamo Zg

Takimi mes Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit për plej-ofin e Ligës së Kampioneve, është shoqëruar me masa të rrepta sigurie të policisë shqiptare. Shkak janë bërë njoftimet nga klubi kroat dhe nga UEFA, se anëtarët e grupit të tifozëve “Bad Blue Boys”, të cilët njihen për huliganizmin e tyre, do të jenë të mërkurën në “Elbasan Arena”. Policia ka angazhuar 280 punonjës të saj dhe 140 nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët do të kujdesen për mbarvajtjen e takimit në “Elbasan Arena” ku parashikohet të jenë të pranishëm 12 mijë tifozë. Veç masave në devijimin e trafikut rrugor në afërsi të stadiumit, policia ka njoftuar tifozët se do të duhet të kenë me vete edhe dokumente identifikimi, ndërsa do të ndalojë hyrjen në stadim të personave me sende të forta ose fishekzjarre.
Kohët e fundit imazhi i futbollit shqiptar është goditur për shkak të dhunës. Rasti më i fundit ishte dënimi nga UEFA i Kukësit, pas incidenteve të rënda në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa” në takimin mes Kukësit dhe Legia të Varshavës, e vlefshme për Europa League.  Takimi  Skënderbeu- Dinamo e Zagrebit do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh rusë, me kryesor Sergei Karasev.