KRYEFAQJA » LAJME » Policia: Protesta nga ora 12:00 deri në orën 16:00; Basha: Orën e vendosin qytetarët!
Policia: Protesta e opozitës do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në orën 16:00

Policia: Protesta nga ora 12:00 deri në orën 16:00; Basha: Orën e vendosin qytetarët!

Drejtoria Vendore Policisë Tiranë, njoftoi se ka marre masa për garantimin e rendit dhe sigurisë publike për zhvillimin e një marshim – proteste të organizuar nga opozita e djathtë ditën e shtunë. Sipas policisë protesta do të zhvillohet nga ora 12:00 deri në orën 16:00, nga bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqezimi i Rrugës “Ismail Qemali” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Por nga ana e tij kreu i opozitës Lulzim Basha deklaroi para përkrahësve të tij në mesditë se se mbarimi i protestës do të vendoset nga qytetarët, sipas tij të shumtë që do të marrin pjesë.  Ai shkoi më tej duke paralajmëruar: “Policia i ka marrë mesazhet. Po ia përsëris edhe sot. Të mos bie pre e manipulimit politik, Të mos provokojë ndryshe do të përballet me pasojat, por jam i bindur se e nesërmja do të jetë festë gjigante” lha kreu demokrat.
Policia njoftoi ndërkaq se me këtë rast do të ketë bllokime të pjesëshme të trafikut në segmentet rrugorë: Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Zhan D’Ark”, Kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, me Bulevardin “Bajram Curri”.  Ajo do të ndalojë parkimin dhe qarkullimin e të gjitha kategorive të mjeteve në segmentet rrugorë: Nga kryqëzimi i Rrugës “Myslym Shyri” me Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” deri tek kryqëzimi i Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me Rrugën “Ismail Qemali”, nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Policia e Tiranës  ka marrë të gjitha masat per sigurinë e protestes. “Kërkojmë  bashkëpunimin organizatorëve  për mbarëvajtjen e saj dhe mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve gjatë kohës së zhvillimit të protestës”, bën të ditur policia.