KRYEFAQJA » LAJME » Policia rrugore, kontrolle dhe masa të ashpra
Policia rrugore, kontrolle dhe masa të ashpra

Policia rrugore, kontrolle dhe masa të ashpra

Policia Rrugore ka vazhduar kontrollet e gjithanshme dhe ka marrë masa të forta me synim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Në fundjavë vetëm në Tiranë janë  pezulluar 56 leje drejtimi. 29 prej tyre u pezulluan pasi u konstatua se drejtuesit e mjeteve ishin nën ndikimin e alkolit dhe në gjendje të dehur, ndërsa 26 leje u pezulluan për shkak të udhëtimit tej normave të shpejtësisësë. Mjaftë masa administrative janë marrë edhe për shkak të shkeljeve të semaforëve apo mungesës së rripave të sigurisë. Autoritetet e policisë rrugore thonë se kontrollet rigoroze synojnë normalizimin e trafikut dhe veçanërisht uljen e numrit të aksidenteve, i cili vazhdon të mbetet shqetësues.