KRYEFAQJA » LAJME » Policia rrugore rrit kontrollet dhe ndëshkimet
Policia rrugore rrit kontrollet

Policia rrugore rrit kontrollet dhe ndëshkimet

Policia rrugore po vazhdon të zbatojë me rigorozitet kontrollet kundër shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Në Tiranë ajo ka ndërhyrë në 170 raste. Sipas njoftimit të policisë, gjatë fundjavës 15 drejtues mjeti janë arrestuar në gjendje të dehur, ndërsa 25 të tjerëve iu pezullua leja e drejtimit për konsum alkooli. Gjithashtu, 45 drejtuesve të mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit pasi kanë tejkaluar normat e shpejtësisë. 64 drejtues janë ndëshkuar pasi janë konstatuar me mjete me xhama të riveshur, si dhe 27 drejtues mjetesh janë ndëshkuar pasi kanë qarkulluar në sensin e kundërt të lëvizjes. Policia e Tiranës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Zyrtarët e policisë thonë se operacionet synojnë uljen e numrit të aksideneteve dhe ndërgjegjësimin e drejtuesve të mjeteve.